• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana Gjata kalon fundjavën me babain, publikon videon e rrallë me të

Elvana Gjata është ndër ato personazhe të njohur që jetën private e mban larg vëmendjes mediatike dhe shumë rrallë e shohim të publikojë foto me familjarët apo persona të saj të afërm. Rrjetet sociale i përdor në përgjithësi për promovimin e punës së saj, por sot ka bërë një përjashtim të vogël. Këngëtarja ka treguar se ditën e sotme e ka kaluar në plazh së bashku me babain e saj.

Kjo është ndër rastet e rralla që Elvana shfaqet përkrah të atit dhe prandaj videoja e saj i bëri të gjithë kuriozë. Siç duket nga videoja këngëtarja ka një ngjashmëri të madhe me babain dhe pjesën më të madhe të tipareve mund t’i ketë marrë prej tij. Elvana ka zbuluar se babai i ka realizuar edhe disa fotografi, që duken shumë cilësore.

Kujtojmë se 1 vit më parë Gjata u shfaq për herë të parë në ekran me nënën e saj në emisionin”Xing me Ermalin” dhe aty u vu re se nënë e bijë kishin të njëjtin sens humori. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE