• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha bëjnë ‘xing’ veshjesh dhe duken shumë bukur

Aurela Hoxha dhe Elvana Gjata kanë zgjedhur të njëjtin kombinim veshjesh së fundmi dhe të gjithë po i komentojnë. Me siguri e mbani mend veshjen e këngëtares së njohur, e cila në ditëlindjen e koleges dhe mikeshës së saj Era Istrefit kishte veshur një këmishë ‘Louis Vuitton’ të kombinuar me tuta të shkurta në po të njëjtën ngjyrë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Aurela Hoxha së fundmi. Disa orë më parë ajo ka publikuar një urim për ditëlindjen e nënës së saj dhe është shfaqur pranë saj e veshur me të njëjtin kombinim, por ndryshe nga Elvana, ajo nuk e mbledhur këmishën përpara. Të dyja e kanë kombinuar me atlete dhe duken shumë bukur. Se kujt i shkon më shumë atë e gjykoni vetë ju, sigurisht bazuar në shijet personale. / revistawho.com