• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ellen DeGeneres i del në mbrojtje Meghan Markle dhe Princ Harry-t: Po përpiqen të krijojnë një botë më të mirë

Dyshja mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë në qendër të mediave shpeshherë dhe kjo për shkak të udhëtimeve të tyre të shumta me avion privat. Ky vendim nuk është pritur mirë nga ndjekësit e pallatit ‘Kensington’, të cilët e kanë quajtur këtë veprim të panevojshëm.

Pavarësisht këtij fakti, moderatorja e njohur, Ellen DeGeneres dhe ylli i lojës ‘Polo’ Nacho Figueras kanë dalë në mbrojtje të Meghan dhe Harry-t lidhur me udhëtimet e tyre me avion privat në Evropë.

Ellen ka theksuar se i njeh nga afër dyshen dhe se janë njerëz tepër të sjellshëm dhe të kujdesshëm ndaj ambientit. “Imagjino të sulmohesh për çdo gjë që bën edhe pse përpiqesh të krijosh një botë më të mirë”, ka shkruar DeGeneres në rrjetin e saj në ‘Twitter’, duke mbështetur publikisht çiftin mbretëror.

Këngëtarja e njohur, Pink ka publikuar po ashtu disa postime ku i bënte thirrje njerëzve të mos kritikojnë ashpër sepse është e rëndësishme t’i tregojnë fëmijëve se është mirë të jesh i sjellshëm me njerëzit e tjerë. Pavarësisht të gjitha komenteve në rrjet, Meghan dhe Harry nuk kanë reaguar në asnjë lloj forme, duke i lënë ndjekësit të mendojnë atë çfarë ata duan./revistawho.com

CLOSE
CLOSE