• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Elita Rudi publikon foton më të ëmbël të djalit, Zëri një kopje e babi Gjikos

Në shkurt të këtij viti Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Prej 4 muajsh ato po përjetojnë një nga ndjesitë më të bukura si nëna dhe babai i një djali. Vogëlushin e tyre ata vendosën ta pagëzonin me emrin Zëri dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë ai rritet. Zëri ka festuar para pak ditësh 4 mujorin e lindjes dhe me këtë rast Elita ka publikuar një nga fotot më të ëmbla të vogëlushit.

Bashkangjitur fotografisë ajo ka shkruar: “I kërkova Zotit të më dërgonte një mashkull që do më donte gjithë jetën dhe ai më dha djalin tim”. Ajo çfarë ju ka rënë të gjithëve në sy është se Zëri ka një ngjashmëri të madhe me babain e tij, Gjikon. Nuk e dimë nëse me kalimin e kohës vogëlushi do të ndryshojë, por tashmë mund të themi se ai është një kopje në miniaturë e reperit. Kujtojmë se Elita dhe Gjiko u martuan në shtator të vitit të kaluar dhe sot jetojnë të lumtur si familje e plotësuar me djalin e tyre. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE