Elita Rudi ja ka kushtuar mbrëmjen kujtimeve nga dasma e saj më Gjikon dhe fotot duket se e kanë emocionuar shumë. Moderatorja pyeti fansat nëse dëshirojnë të shohin foto të tjera nga dasma dhe sigurisht që nuk vonoi t’i publikojë. Foto krah bashkëshortit, familjarëve, miqve, momente speciale, detaje dhe gjithçka tjetër ka tërhequr shumë vëmendje.
Disa prej tyre gjithsesi ranë në sy më shumë se të tjerat. Bëhet fjalë për fotot familjare ku dy të dashuruarit shfaqen krah prindërve përkatës dhe njerëzve të tjerë të afërt. Me anë të këtyre kujtimeve, Elita na prezantoi me njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe të Gjikos.
Sigurisht një pjesë e mirë e albumit ka në qendër nusen, e cila në këto foto duket e mrekullueshme edhe pse në atë kohë ishte në pritjen e ëmbël të Zërit. Për të tjerat, komentin po jua lëmë juve. / revistawho.com