• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Elita Rudi bën ndryshimin drastik në ‘look’, Gjiko nuk e njeh: Gru a je ti?

Elita Rudi është një nga personazhet më të komentuar dhe të pëlqyer të showbiz-it shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon foto vetëm apo momente të shkëputura nga koha që kalon pranë familjes së saj. Edhe pse një personazh publik prej shumë vitesh tashmë, gjithmonë jemi mësuar ta shohim atë brune. Ditën e sotme, moderatorja ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet me flokë në ngjyrë bjondë, duke habitur kështu jo vetëm ndjekësit e saj, por edhe bashkëshortin. “Gru a je ti?”, i ka komentuar Gjiko me humor, duke shkaktuar të qeshura tek fansat e Elitës. Pak kohë pas lindjes së djalit të saj, Elita erdhi menjëherë në formë, ndërsa me ndryshimin e fundit, duket si një person tjetër. Ka pasur persona që e kanë pritur shumë mirë ndryshimin e moderatores dhe disa të tjerë që e kanë preferuar si brune.