Reperi Elinel është bërë baba. Artisti i njohur përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur lajmin duke publikuar edhe fotografinë e parë të foshnjës dhe Klementinës, pak çaste pas lindjes, shkruan GazetaExpress. Reperi dhe bashkëshortja e tij kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë muajit prill të këtij viti.