• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Eli Fara: S’jam bërë pishman për asgjë, martesën time nuk e quaj dështim

Kohët e fundit e kemi parë shpesh emrin e këngëtares Eli Fara kryesisht në titujt e mediave “online”. Dhe këto tituj i ka parë edhe Eli. Ylli i muzikës shqiptare thotë se kur shikon artikuj për veten, edhe kur janë të pavërtetë i kalon me një buzëqeshje. Mirëpo duke folur për “Prive”, Eli ka dhënë disa përgjigje për të gjitha. “Nuk jam bërë pishman për asnjë gjë që ka ndodhur se nuk është çudi që edhe sot të bëj gabime. Unë martesën time nuk e quaj dështim, por një gjë që njeriu e ndjen dhe e bën në moment. Kur një gjë nuk shkon, vazhdon përpara. Kaq”, ka thënë artistja. Më tej ajo me krenari tregon se është e suksesshme në karrierën e saj, përtej çdo vështirësie ka ky profesion. “Mendoj që sidomos me këngët e fundit, absolutisht kam “gllabëruar” edhe fëmijët e vegjël që këndojnë këngët e mia si “Dënglat”, “ Me mua mos”, “Romale”, Vetëm sonte” etj. Do të thotë që kam kapur të gjitha brezat. Është një sukses i jashtëzakonshëm për çdo artist. Është shumë e vështirë. Në fushën e artit konkurrenca është e madhe sepse përditë dalin talente të reja. Të kesh vazhdimësi kaq të gjatë, mendoj që duhet edhe pak zgjuarsi”, rrëfen ajo. Eli është cilësuar si ikonë e bukurisë shqiptare dhe sigurisht që pas pamjes së saj fshihet jo pak investim, por nga vetë ajo: Sigurisht që investoj shumë për imazhin dhe ndonjëherë të vjen keq që për një dalje me një ndriçim jo të mirë, apo në një pozicion, të prishet ky imazh. Kujdesem më shumë vetë për veten time dhe nuk është se frekuentoj SPA, sallone apo parukeri të shtrenjta. Më pëlqen gjithashtu shumë të blej, të bëj shopping, më motivon dhe më bën të ndihem mirë. Përpiqem të zgjedh atë stil që më rri mirë dhe s’ka rëndësi nëse dukem më e re apo më e vjetër.