• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Eksperimentuan me ‘look-un’ e tyre, ja trendi i ri i grimit që po ‘pushton’ VIP’-at

Kur bëhet fjalë për trende në modë apo ‘make up’, VIP-at e huaj dhe shqiptarë janë të parët që përpiqen t’i ndjekin. Këtë herë bëhet fjalë për trendin më të ri të tualetit, ku vajzat eksperimentojnë me tonet e syve jo vetëm në atë zonë, por dhe rreth e qark saj. Së fundmi e kemi parë tek videoklipi më i ri i Tayna-s dhe Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit ka përdorur një ton të errët, pothuajse të kuq.

Të njëjtën mënyrë lyerje sysh e ka bërë dhe Vesa Luma, e cila ditën e sotme ka publikuar një foto të vjetër të saj, ku sytë dhe pjesën rreth tyre duket se e ka lyer me një ton të ndezur rozë.

Një tjetër artiste që gjithmonë eksperimenton me ‘look-un’ është dhe Kida, që sigurisht nuk ka lënë pa provuar dhe trendin në fjalë, me një ton të kuq të mbytur dhe më pak të ekzagjeruar se artistet e tjera.

View this post on Instagram

@vesagashi_mua 🌸

A post shared by KIDA (@kida) on

Të njëjtën ton dhe mënyrë aplikimi në fytyrë si Vesa, kishte përdorur dhe Kim Kardashian në fotot e fundit të nga seti fotografik së bashku me Kylie Jenner.

Këtë trend në fakt e kemi parë prej vitesh në pasarela të ndryshme, në koncerte, apo dhe nga ‘youtuber’ të ndryshëm. Tani duket se ky ‘look’ është kthyer në të preferuarin e VIP-ave dhe këngëtareve për projektet e tyre, kjo sigurisht vlen për ato që guxojnë të eksperimentojnë./revistawho.com