Zaimina Vasjari rikthehet në krahët e ish-të dashurit. Lajmin e konfirmojnë për revistawho.com burime pranë këngëtares seksi, e cila duket se po shijon rilindjen e kësaj historie. Lidhja e nisur që në adoleshencë (më shumë se një dekadë) u përfol se mori fund në tetor të 2016-tës dhe vetë Zaimina nuk e mohoi këtë.
Por mesa duket gjithçka paska qenë një ‘pushim’ në marrëdhënie, sepse në shkurt të këtij viti ylli i showbiz-it shqiptar është rikthyer sërish me biznesmenin, për të cilin ajo ka folur gjithnjë shumë pak – raporton revistawho.com. Po gjatë shkurtit ajo ka udhëtuar me partnerin e saj drejt Maldiveve, ku ka marrë edhe propozimin për fejesë.
Nëse do të bëjmë një retrospektivë, asokohe unaza e publikuar nga Zaimina në rrjetet social, u përfol si fillimi i një marrëdhënie të re, por në të vërtet nuk paska qenë aspak kështu. Mesa duket as Zaimina dhe as partneri i saj nuk jetojnë dot gjatë larg njëri-tjetrit, ndaj dhe ndarja e tyre zgjati vetëm 3 muaj.
Vasjari prej disa muajsh tashmë i është përkushtuar maksimalisht biznesit të saj të veshjeve dhe madje ka krijuar një koleksion me intimo. Por megjithatë ajo pritet që së shpejti të bëjë edhe një rikthim me një projekt solo në muzikë. / revistawho.com