• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Einxhel Shkira: Bekim Balajt do t’i rritet hunda si e Pinokut dhe do t’i duhet ta ribëjë prapë

Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Einxhel Shkira deklaroi se Bekim Balaj ishte thjesht një fans i saj dhe se njohja e tyre kishte qenë si një takim me fansin… Por nuk mbeti me kaq, një ditë më vonë reagoi edhe vetë futbollisti duke thënë se nuk e njihte fare Einxhin. Duket se kjo deklaratë e ka mërzitur jo pak këtë të fundit, e cila ka folur sot në “VIP Pages” të “Gazeta Shqiptare” duke thënë se nëse Bekimi do të vazhdojë prapë me gënjeshtra do t’i rritet hunda si e Pinokut. “Shpresoj të mos i rritet hunda si e Pinokut, se do t’i duhet ta rregullojë prapë pastaj”, – është shprehur moderatorja seksi. E në fakt, ajo pranon të rrëfejë edhe bisedën në privat me Bekimin. “Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, është shprehur bukuroshja seksi. Dihet tashmë që Bekimi dhe Einxhi kanë qenë në një lidhje dashurie, ndërkohë që aktualisht ai ka nisur një marrëdhënie me prezantuesen tjetër, Elita Rudi.