• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Edhe Valdrin Sahiti “ka qenë pjesë” e “Grammy Awards”, këngëtaret e njohura janë veshur me krijimet e tij

Stilistët shqiptarë janë bërë shpeshherë pjesë e eventeve botërore me krijimet e tyre për personazhet e njohur. Së fundmi u mbajt ndarja e çmimeve ‘Grammy Awards’, ku ka qenë “i pranishëm” edhe stilisti, Valdrin Sahiti. Ai nuk ka mundur të jetë vetë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm botëror, por emra të njohur të muzikës kanë zgjedhur të vishen prej tij. Dyshja e njohur e muzikës R&B, që ishin të nominuara në dy kategori, Chloe dhe Halle ja kanë besuar pamjen e tyre Valdrinit.

Mjaft krenar për arritjen e tij, Valdrin Sahiti nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale këtë gjë. Përveç Chloe dhe Halle, edhe një tjetër këngëtare, Fantasia Barrino Taylor, u vesh nga duart e Sahitit.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që stilisti shqiptar bëhet pjesë e eventeve botërore me krijimet e tij. Vetëm një muaj më parë supermodlja, Iskra Lawrence, shkëlqeu e veshur me fustanin e Valdrinit në ‘Golden Globes’. /revistawho.com