Moderatori i njohur i emisioneve sportive, së fundmi pjesë edhe e “Shiko kush luan”, Edi Manushi, ka qenë sot i ftuar në “Kush vjen për drekë”. Gjatë bisedës, Arjola Shehu, moderatorja e emisionit e ka pyetur Manushin kë do zgjidhte mes motrave Vjollca, me të cilat ka bashkëpunuar në projekte të ndryshme.
“Të dyja janë shumë të mira, shumë komode për të punuar. Por me Marinën kam më shumë vite në bashkëpunim dhe kombinoheshim shumë mirë”, ka thënë ai.
Po më e bukur, ka vazhduar moderatorja: “Marina, është si ajo shprehja ‘t’ia këpusësh kokën’”, ka përfunduar fjalën Manushi./revistawho.com