• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E vogël, por të emocionon si një vajzë e madhe. Anna Gjebrea zbulon princin e saj të kaltër

Ditën e djeshme kompania e organizimit të eventeve “Geraldina Sposa” ndryshe nga herët e tjera, ka zhvilluar sfilatën e saj traditcionale pas 23 vitesh.

Në studion e “E diela shqiptare” qëndronin të ulura rreth 300 nuse të cilat panë modelet që sfiluan të veshura me fustanet e tyre të nusërisë. Në fund të sfilatës u hodh shorteu për nuset që do të fitonin falas fustanin e dytë për dasmën e tyre.

Emrin e nuses së fundit fituese e ka tërhequr Anna, vajza e Ardit Gjebreas. Prezantuesi e ka pyetur të bijën sesi e imagjinon ajo ditën e dasmës së saj, por kjo kohë është shumë e largët për vogëlushen. ”Çfarë pyetje, nuk e di”- tha ajo.

Por, Anna e vogël ka një gjë shumë të qartë, ajo e di kush është princi i saj. Kur Arditi e pyeti lidhur me këtë gjë ajo drejtoi gishtin nga i ati duke treguar se ai është princi i saj.

Arditi ka qenë shumë i emocionuar sa herë kujtonte pjesën kur babai dorëzon të bijën tek bashkëshorti i saj i ardhshëm edhe pse i ndërgjegjshëm se deri sa të vijë ajo ditë ka ende shumë kohë./revistaëho.com