• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E veshur me fustanin e bardhë, Kushi publikon fotot më të bukura nga albumi i dasmës

Aktorja indiane Sanaya Irani u bë shumë e famshme në Shqipëri me rolin e Kushit në serialin “Si ta quaj këtë dashuri”. Aktorja në jetën reale është e martuar dhe shumë e lumtur me jetën bashkëshortore. 36-vjeçarja është e martuar me aktorin Mohit Sehgal. Ata u njohën në vitin 2010 në xhirimet e një seriali dhe u martuan në vitin 2016 në Goa të Indisë. Së fundmi çifti ka festuar 4 –vjetorin e martesës dhe në këtë ditë të rëndësishme Kushi ka publikuar disa foto nga albumi i dasmës. Aktorja duket shumë elegante me fustanin e bardhë teksa ka realizuar plot poza me bashkëshortin. “Gëzuar 4 vite dhe akoma më shumë”-shkroi aktorja./revistawho.com