• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E vështirë të trajtosh problemet e lëkurës, Kim Kardashian tregon si kujdeset për sëmundjen e “psoriasis”

Pak ditë më parë në të gjitha mediat e huaja u përhapën me shpejtësi disa fotografi të Kim Kardashian, në të cilat dalloheshin qartë aknet në pjesën rreth buzëve të saj.

Në fakt të gjithë kishin ide të gabuar, sepse vetë Kim më pas tregoi se bëhej fjalë për sëmundjen e lëkurës psoriasis. Kjo konsiderohet si një sëmundje kronike që shfaqet në lëkurë në formën e puçrrave të kuqe, të cilat shkaktojnë edhe kruarje. Megjithatë Kim duket se e ka marrë me qetësi dhe madje nuk ka ngurruar të bëjë shaka me problemin e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi në të cilat shihet se ka lyer fytyrën me një krem, që sipas saj ishte me përbërje bimore, për trajtimin e psoriasis.

Në fakt Kim Kardashian vuan prej vitesh nga kjo sëmundje dhe duket se ende nuk ka mundur të gjejë kurën e duhur. /revistawho.com