Sipas një studimi të publikuar nga “American Journal of Human Biology” kush ka tatuazhe ka dhe një sistem imunitar më të mirë, pasi boja nën lëkurë rrit faktorët mbrojtës të imunitetit. Për të realizuar këtë studim, u mblodhën sasi të pështymës së 29 personave para dhe pas bërjes së tatuazhit, për të analizuar nivelin e imunoglobinës A, antitrupi i përfshirë në përgjigjen imunitare të organizmit, raporton “ELLE”. Tek njerëzit që nuk kishin bërë ende një tatuazh, nivelet ishin në rënie ndërsa kjo nuk ndodhte me ata që kishin realizuar më herët të tillë.