• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E thërrasin Fiori, Rozana Radi çudit me ndryshimin në ‘look’

Prej disa sezonesh Rozana Radi drejton së bashku me gazetaren Fiori Dardha, emisionin investigativ ‘Boom’. Gjatë gjithë kohës është parë se vajzat kanë mbajtur të njëjtin ‘look’, megjithatë me një video të publikuar në ‘Instagram’, Radi ka zbuluar se e ka ndryshuar pamjen, duke i bërë flokët ngjyrë karrotë si kolegia e saj.

Ndryshimi i moderatores është zbuluar në një mënyrë shumë të veçantë, me anë të një “loje” të realizuar nga Rozana. Ajo shfaqet në video duke ecur dhe të jep idenë se është Fiori, por sapo kthehet kuptohet se është Rozana. Më pas ajo ka treguar se Fiori është duke i kthyer flokët biondë.

Si çdo herë tjetër, Rozana ka arritur t’i surprizojë ndjekësit e saj dhe të shkaktojë shumë të qeshura./revistawho.com