• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E shtuna në “Garage Pub” sjell Dren Abazin

Është kthyer në traditë tashmë e shtuna e ‘live’-t në “Garage Pub”. Zërat më të mirë të muzikës shqiptare kanë sjellë artin e tyre për dashamirësit e muzikës cilësore që e ofron çdo fundjavë “Garage Pub”. Pub-i më i ri, me vendndodhje përballë Fakultetit Ekonomik të Tiranës ka përgatitur një surprizë për të gjithë klientët e tij këtë fundjavë, e cila është e fundit me muzikë ‘live’, duke sjellë në një koncert të gjallë, një këngëtar që ‘tironsit’ e duan shumë. Dren Abazi, do të jetë kryefjala e kësaj të shtune, me këngët e tij hit dhe rikthimet plot shije që u bën këngëve të vjetra. Për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin këtë natë me muzikë e shoqëri të mirë, kontaktoni në numrin 069 574 4777.