• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E rrethuar nga njerëzit më të afërt, Nevina Shtylla feston ditëlindjen e 25-të

Mbrëmjen e kaluar, Nevina Shtylla festoi ditëlindjen e saj të 25-të. Moderatorja kishte vendosur ta kalonte pranë miqve të saj më të ngushtë, ku pjesë e tyre ishte dhe stafi i ‘E Diell’. Nga videot dhe fotot e publikuara në ‘Instastory’, Nevina zbuloi se kishte marrë dhe një surprizë të vogël nga Ana, vogëlushja që mori pjesë në ‘The Voice Kids’ vitin e kaluar. “Jemi mbledhur për ditëlindjen e Nevinës. Do ju përshëndes me një këngë”, dëgjohet të thotë Ana dhe fillon të këndojë këngën ‘Perfect’ nga Ed Sheeran. Moderatorja gjithashtu mori një dhuratë nga stati i ‘E Diell’, një tortë të madhe që shkruan: “Urime ditëlindjen për më të mirën, nga stafi më i bukur”. Në një ditë të rëndësishme si kjo, me siguri festimet nuk do të mbarojnë me kaq, ndërsa tani presim të shohim dhuratat që ka marrë nga miqtë e saj./revistawho.com

CLOSE
CLOSE