• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E quan muzën e saj, Vesa Luma shumë pranë këngëtarit me famë botërore

Pas shumë kohësh në Zelandën e Re, Vesa Luma është kthyer në vendin e lindjes. Me në fund ajo është bashkuar me familjen e saj dhe gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku kanë udhëtuar në shumë qytete të Shqipërisë dhe Kosovës. Mesa duket, aventurat nuk kanë mbaruar ende për to. Së fundmi, Vesa ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku ka zbuluar se së bashku me Big Basta-n kanë shkuar në koncertin e një prej këngëtarëve më të njohur, Sting. “Duke pritur muzën time, Sting”, ka shkruar Vesa në një foto ku shfaqet pranë Big Basta-s. Më pas ajo ka vijuar të publikojë video ku në sfond dëgjohen disa nga këngët më të njohura të Sting dhe sigurisht Vesa dhe Basta që këndojnë pas tij. Aio gjithashtu ka publikuar disa video ku duket shumë e emocionuar dhe duke kërcyer. Duke qenë se ka qëndruar për shumë kohë larg, duket se Vesa ka vendosur të shfrytëzojë në maksimum kohën e saj në Shqipëri./revistawho.com