• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E quajti të shëndoshë, Chrissy Teigen i jep ndjekësit përgjigjen që askush nuk e priste

Chrissy Teigen njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe gjithmonë ka treguar se nuk i interesojnë fjalët fyese të personave të tjerë. Së fundmi modelja e njohur është provokuar serish nga një person në rrjete sociale, i cili e ka cilësuar publikisht si shumë të shëndoshë. “Teigen i pëlqen të sulmojë njerëzit, kështu që unë po sulmoj peshën e saj, e shëndosha duhet të shkojë në palestër”, ka shkruar dikush në ‘Twitter’. Ky koment nuk i ka kaluar pa e vënë re Chrissy-t, ndaj ajo i është përgjigjur menjëherë. “E urrej ta them këtë por…ti nuk je një person i vogël? Për më tepër mua nuk më intereson pesha ime, kështu që kjo nuk më dhemb aspak”, i është përgjigjur Chrissy. Një fans i saj i doli në mbrojtje dhe më pas ajo shtoi me shaka: “Të garantoj se ai nuk është burrë simpatik”.

Muajin e kaluar modelja zbuloi vetë se pas lindjes së djalit shtoi shumë në peshë, megjithatë ndjehet mirë, sepse sipas saj kjo zbulon se ka arritur të mposhtë depresionin. Ajo ka tregon se e di shumë mirë që trupi i saj ka pësuar ndryshime, por është e lumtur që është nënë. Chrissy Teigen është e martuar prej vitesh me John Legend dhe ata kanë dy fëmijë, Luna dhe Miles. /revistawho.com