• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E quajnë të shëndoshë, Fifi i ironizon të gjithë paragjykuesit në mënyrën më të bukur

Fifi është përballur shpeshherë me komente fyese në rrjete sociale për shkak të peshës së saj trupore. Këngëtarja nuk u është kthyer ndjekësve asnjëherë me të njëjtën monedhë, por përmes komenteve të tyre ka dhënë mesazhe shumë domethënëse. Ajo ka treguar gjithmonë se ndjehet shumë mirë me veten dhe se nuk i interesojnë aspak fjalët e atyre që e gjykojnë për pamjen fizike. Ndërsa së fundmi Fifi i ka ironizuar të gjithë ata që i përmendin përmasat trupore dhe më pas ka marrë mbështetjen e gjithë fansave të saj. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të saj, në të cilat shihet mjaft e kuruar dhe me stil të ri flokësh. “Oh Zot, shumë e mirë vetëm pak e shëndoshë”, ka shkruar Fifi me ironi shoqëruar me disa ‘emoji’ duke qeshur.

Më pas të gjithë mbështetësit e saj i kanë kërkuar që të qëndrojë përherë kaq origjinale dhe të mos bëhet njësoj me vajzat e tjera që mundohen të duken perfekte. Nga disa postime të tjera të këngëtares, duket se ajo po punon për një projekt të ri muzikor, ndaj pak ditë më parë vendosi që të ndryshonte edhe ‘look’. Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar projektin e ri “Oj Zogo”, një ripunim i këngës së vjetër me të njëjtin titull. /revistawho.com