• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E qeshur bashkë me vëllain, Ariana zbulon pamjen e ëmbël të Anës

Disa javë më parë, Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë të quajtur Ana. Ishte Ermali ai i cili e zbuloi këtë moment, duke publikuar një foto të fëmijëve të tij krah më të voglës që i kishte gëzuar që të gjithë.

Që prej atij momenti, Ariana ka ndarë disa foto të Anës, për të cilën është kujdesur të realizojë sete fotografike profesionale. Ndërsa pak më parë ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të djalit, Artit së bashku me motrën e tij.

Nga pamja duket se vogëlushja rritet dita ditës, ndonëse nuk mund ta dallosh që tani se kujt i ngjason më shumë. Në foto Ana ka veshur një kostum ngjyrë blu dhe një kapuç në ngjyrë portokalli, për të cilën me siguri është kujdesur mami.

Kujtojmë se dyshja kanë treguar se janë shumë të lumtur për fëmijën e tyre të katërt dhe se gjithmonë e kanë dëshiruar një familje të madhe./revistawho.com