• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E pyesin për romancën me Kylie Jenner, Tyga heziton të flasë në publik

Reperi i njohur, Tyga ka qenë së fundmi i ftuar nga Kate Garraway dhe Adil Ray në emisionin ‘Goodmorning Britain’. Dy moderatorët e pyetën 29-vjeçarin rreth romancës me Kylie Jenner dhe si është të dalësh me dikë në syrin e publikut. Në momentin e pyetjes, reperi hezitoi të përgjigjej, por më pas shtoi: “Janë thjesht takime romantike, ti del dhe më pas vazhdon përpara. Është pjesë e jetës”.
Tyga u shpreh gjithashtu se duhet të mësosh nga gabimet dhe të përmirësohesh. Ajo çfarë bëri përshtypje ishte fakti se reperi nuk e përmendi emrin e Jenner në asnjë moment. Më pas ai u pyet rreth pendimeve te tij dhe Tyga reagoi menjëherë duke thënë se nuk dëshironte të fliste për këtë temë.
Kujtojmë se romanca midis reperit dhe Kylie Jenner filloi në vitin 2014 kur ajo ishte vetëm 17-vjeç. Pas 3 vitesh ata i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërsa tani miliarderja e famshme është e lumtur pranë partnerit, Travis Scott dhe vajzës së vogël, të quajtur Stormie.
Nga ana tjetër, Tyga është duke u njohur me modelen Cindey Kimberly./revistawho.com