• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

E pyesin për Loredanën dhe Mozzik, Rina përgjigjet ‘pa dorashka’: Nuk mund t’i quaj…

Largimi i Mozzik dhe Getinjo nga ‘label-i’ “On Record” shkaktoi shumë debate mediatike. Për këtë arsye dy vëllezërit nuk kanë aspak raporte të mira me këngëtarët që bëjnë ende pjesë në grup. Së fundmi, gjatë një interviste radiofonike me Meriton Mjekiqi, Rina Balaj ka ‘thumbuar’ publikisht Mozzik dhe Loredanën, kjo sigurisht pasi është ngacmuar nga moderatori. “Më pëlqente si këngëtar, reper s’mund t’i them”, është shprehur Rina. Ndërsa për bashkëshorten e tij, ka thënë me ironi se i pëlqen më shumë si avokate, duke iu adresuar lajmeve në lidhje me skandalin e mashtrimit në të cilin Loredana u përfshi pak kohë më parë. Nuk e dimë nëse do të ketë një reagim të drejtpërdrejtë nga çifti, apo ndonjë varg në këngët e tyre, por kjo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim./revistawho.com