• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E pyesin cili është këndi i preferuar në shtëpinë e saj, Adelina Tahiri zbulon me një foto gjithçka

7 muaj më parë, këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, u bë nënë me një djalë të quajtur Jon. Para këtij momenti 28-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Serjoza Markov, duke u celebruar dhe duke i treguar të gjithëve se tashmë kishin nisur të bashkëjetonin.

E pyetur së fundmi në ‘Instagram’ se çfarë i pëlqen më shumë në shtëpinë e saj, Adelina ka treguar pikturën e madhe ku shfaqet ajo dhe bashkëshorti i saj. Tahiri ka  treguar gjithashtu se nuk e ka pasur problem shkëputjen nga prindërit, pasi jeton shumë pranë tyre dhe i takon çdo ditë.

Ndër të tjera Adelina zbuloi dhe se shumë shpejt do ti rikthehet muzikës me një album të ri, duke i dhënë fund mungesës së saj në ekran./revistawho.com