• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E përlotur, këngëtarja shqiptare zbulon sëmundjen e cila e mundonte prej kohësh

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Twitter’, problemin shëndetësor që e ka shqetësuar prej kaq kohësh.

Bebe ka shkruar në llogarinë e saj se nuk arrinte të gjente arsyen pse në disa momente nuk kishte dëshirë të dilte nga shtëpia dhe të ishte me miqtë e saj, ndërsa në disa momente të tjera kishte energji të pashterueshme nga të cilat nuk arrinte të flinte apo të ndalonte së krijuari muzikë.

“Jam bipolare dhe nuk më vjen më turp për këtë gjë”, ka shkruar këngëtarja 29-vjeçare në postimin e saj më të fundit ku ka shtuar se ishte duke qarë.

Ndër të tjera Rexha ka thënë se i do shumë të gjithë ndjekësit e saj dhe se shpreson që ata ta pranojnë për atë që ajo është./revistawho.com