• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E mbani mend ‘Salome’? Aktorja e njohur shfaqet shumë në formë pas luftës me sëmundjen e rëndë

Aktorja e njohur, Edith Gonzales, është një nga personazhet më të dashur të telenovelave meksikane. Ajo është bërë e njohur në Shqipëri me rolin e ‘Salome’ në serialin me të njëjtin emër. Aktorja ka luftuar për një kohë të gjatë me sëmundjen e kancerit, duke iu nënshtruar operacioneve dhe kurave të ndryshme. Ajo nuk është dorëzuar kurrë dhe sot, nëse i hedhim një profilit të saj në ‘Instagram’, do të shohim se ajo është mjaft në formë, shumë e qeshur dhe plot dëshirë për jetën. Ajo udhëton shpesh dhe zgjedh të japë mesazhe të forta nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i dhënë forcë të gjithë atyre që luftojnë njësoj si aktorja.