• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E kritikuan se ka bërë buzët, Aurela Hoxha ju përgjigjet të gjithëve publikisht

Ditën e djeshme Alban Ramosaj ishte i ftuar në emision “Rudina” në televizionin “Klan” për të folur më shumë për këngën e tij më të re “T’kom dasht”. Duke qenë se Aurela Hoxha shfaqet në këngën e tij si modele, ajo u bë pjesë e emisionit me një surprizë speciale për Albanin. Për të realizuar videon Aurela kishte përdorur një filtër të ri të ‘Instagram-it’, i cili u jep buzëve një pamje më të plotë dhe fytyra duket sikur është e bërë me operacione plastike.

Ndjekësit në rrjete sociale nuk e kanë kuptuar se ky ka qenë thjesht një filtër, ndaj kanë vërshuar në komente kritikuese ndaj Aurelës. “Moj më bën sytë apo i ka bërë buzët prapë? Ua, sa keq i ka bërë”, ka shkruar dikush për Hoxhën. Të tilla komente kanë qenë të shumta, ndaj Aurela ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve duke treguar se nuk i ka bërë buzët, madje e ka hequr edhe mbushjen që ka pasur më parë. “Qetësohuni njerëz të ‘mirë’, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe nuk do t’i bëj kurrë më. (Ja një hall më pak për shqiptarët) A nuk duket qartë që është filtër? Apo menduat që kam bërë edhe shenjën e dollarit tatuazh? P.s. Si ju duket kënga e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës”, ka shkruar Aurela. Por e gjitha nuk ka mbaruar me kaq, sepse një ndjekëse ka replikuar me Hoxhën: “Jo për shqiptarët mi jo, po nuk të shohim dot”. Aurela është përgjigjur duke i thënë se është thjesht një filtër ‘funny’, të cilin nuk e ka përdorur për t’u dukur më e bukur, por për t’u përshtatur më shumë me idenë e videoklipit të këngës. /revistawho.com