• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E krahasojnë me Lady Gaga-n, Ava Max: Jemi fqinje, unë shqiptare, ndërsa ajo italiane

Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit ‘Sweet but psycho’. Ajo krahasohet shumë herë me divën e muzikës, Lady Gaga. Ndoshta jo të gjithë do ta pëlqenin një krahasim, por për Avën ky është një kompliment me shumë vlerë.

‘Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë. Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Gaga. Pra është kompliment i madh për mua’,  ka thënë Max për ‘Gay Times’.

Gjithashtu 25-vjeçarja ka shtuar edhe lidhjen e afërt të origjinës: ‘Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë’.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri ‘So Am I’ dhe po korr një sukses të madh kudo në botë./revistawho.com