• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E krahasojnë Feron me një qen, Arbenita i kthehet ashpër ndjekësit dhe merr vendimin drastik

Arbenita Ismajli është mjaft aktive në rrjete sociale, duke qenë se këtë gjë e ka të pashmangshme për shkak të punës së saj si modele. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto nga prapaskenat nga puna e saj dhe në to shfaqet duke mbajtur një qen në krahë. Pas postimit ashtu si çdo herë Arbenita mori shumë komente pozitive, por modeles i ra në sy një tjetër, i cili krahasonte qenin me të dashurin e saj, Feron. “Arbenita me Feron në një foto”, shkruante një prej ndjekësve të saj. Modelja nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment, ndaj i është kthyer ashpër personit në fjalë me anë të një postimi në ‘Instastory’. Arbenita ka publikuar komentin dhe përkrah tij ka shkruar: “Mos u ngatërroni me mua dhe njerëzit që dua! Njerëz pa jetë! Shikoni punën tuaj! Ndaloni së shpërndari negativitet në ‘Instagram-in’ tim”.

Madje pas kësaj ajo mori një vendim drastik, duke bllokuar komentet në çdo fotografi të sajën në ‘Instagram’. Modelja dhe reperi i njohur kanë treguar se kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëri-tjetrin dhe deri më sot janë kujdesur që marrëdhënia e tyre të ecë përpara. Kujtojmë se së fundmi Fero ka publikuar këngën “Ride or die”, të cilën ja ka dedikuar Arbenitës. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE