“Fisnikët” janë një ndër grupet që i kanë rezistuar kohës, ndonëse vitet ikin. Këngët e tyre këndohen nga çdo brez, pavarësisht se kur janë publikuar. “Zotëria juaj” është njëri prej hiteve të grupit që vazhdon të dëgjohet në çdo event, radio apo club.
Këngëtari dhe kompozitori i kësaj kënge Agim Gërguri, i ftuar në “Xing me Ermalin” ka treguar historinë e kompozimit të këngës. “Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’. Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e inçizova në vitin 2000”, rrëfeu këngëtari.
Është kaq e habitshme dhe e bukur njëkohësisht se si këngë të tilla nuk janë të përjetuara realisht, por të frymëzuara nga një film shqiptar./revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=VNPkDgrZsfs