• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E ka imituar në fëmijëri, Rudina Dembacaj shkruan për Aurela Gaçen: Përulem para talentit tënd

Rudina Dembacaj ka nisur pushimet e saj bashkë me familjen dhe aktualisht ndodhet në Shëngjin, ku ka rastisur të ndjekë nga afër një nga shfaqjet e Aurela Gaçes. Artistja e njohur ka kënduar duke dhuruar një performancë shumë energjike tek publiku, siç vetëm ajo di të bëjë. Pjesë e kësaj shfaqjeje është bërë edhe aktorja e humorit, e cila është ngjitur në skenë nga vetë Aurela dhe është bërë pjesë e performancës. Me një video të publikuar nga ky moment, Rudina ka shprehur gjithë emocionet e saj me pak fjalë. “Pas gjyshes sime, Aurela Gaçe është artistja e parë që kam imituar. Nuk ëndërroja që do më ngjiste në skenën e saj. Përulem para talentit tënd”,-shkruan Rudina e emocionuar.

Kujtojmë se disa vite më parë ka dalë një video shumë e bukur e Rudinës teksa imitonte Aurelën në moshë shumë të re dhe në atë kohë, vetë këngëtarja u shpreh shumë e lumtur për talentin që aktorja ka. Sot pas shumë vitesh respekti i ndërsjelltë për talentin në fushat përkatëse të secilës prej tyre është ende i pranishëm. / revistawho.com