• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E ëma e Arbana Osmanit feston ditëlindjen, moderatorja i dedikon fjalët më të bukura

 

 

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të komentuara dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar. Në rrjetet sociale ajo është tejet aktive ku shumë shpesh ndan momente nga jeta e saj.
Ndërkaq sot për të është një ditë e veçantë, pasi mamaja e saj feston ditëlindjen.
Për ta uruar në këtë ditë të veçantë, Arbana ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ dhe nëpërmjet tyre i dedikon fjalët më të bukura.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura Teuta. Ti më jep shumë kënaqësi. Edhe pse ndonjëherë (shpesh) më çmend, ti je shoqja ime më e mirë. Gati të pimë verë në darkë. Gjithmonë në një hap me modën. Të dua dhe shpresoj që një ditë Joni të më dojë sa gjysma e asaj që të dua unë ty”, shkruan moderatorja.
Duhet të themi se nga këto foto kuptuam se Arbana është një kopje e së ëmës./revistawho.com