• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

E doni apo e urreni, Kim Kardashian është e sukseshme dhe pikë!

Kim Kardashian është një nga figurat më të përfolura të showbiz-it botëror. Me miliona ndjekës në rrjete sociale dhe në çdo projekt të sajin, ajo urrehet dhe pëlqehet në të njëjtën kohë. Pavarësisht kësaj faktet tregojnë që Kim është e suksesshme dhe ja pse:
Së pari Kim vendosi trende dhe standarte në botën e modës dhe të make up-it. Mjafton të kujtojmë se sa vajza mundohen të arrijnë përmasat trupore të saj apo mënyra e saj të bërit makeup që është përqafuar nga të gjithë artistët që merren me këtë gjë. Edhe pse mund të mohohet është shumë e dukshme që Kim është burim frymëzimi për shumë figura të showbiz-it.
Nuk numërohen sa e sa herë Kim thyen rrjetin vetëm me një foto në ‘Instagram’. Fotot e saj marrin menjëherë miliona pëlqime dhe pamja e saj në to komentohet në detaje.
Së treti Kim arriti ta kthejë famën e saj në biznes. Pëlqimet që ajo merr nëpër foto përkthehen në të ardhura. Ylli i showbiz-it gjithashtu numëron disa produkte të sajat në fusha të ndryshme.
Së katërti, edhe pse gjithmonë e angazhuar në showbiz dhe biznes, faktet kanë treguar që Kim është një nënë shembullore dhe gëzon një familje të shëndetshme. Të afërmit e saj tregojnë gjithmonë se ajo është tepër e kujdesshme dhe shumë e përkushtuar për tre të vegjëlit e saj.