• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E dinit që babai i Lind Islamit qenka këngëtar i njohur? Madje ai ka hequr dorë nga muzika për të

Mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’ u bënë bashkë edhe njëherë emrat e muzikës që i kanë munguar shumë skenës shqiptare. Të gjithë i njohim, por prej kohësh janë distancuar nga muzika dhe kanë vazhduar jetën me profesione të tjera ose thjesht kanë kuptuar se të qenurit muzikant nuk është për ta.

Bedri Islami, Ludmilla Baballëku, Fabian Basha, Hygerta Sako, Erion Korini, Odeta Katundi, Besmir Metani erdhën në ‘Soiree’ dhe iu rikthyen skenës edhe njëherë.

E mbani mend këngën “Gocë Pejane” e cila është ndoshta një nga projektet muzikore më të bukura shqiptare dhe së fundmi është rikthyer me versione nga më të ndryshmet.

Ndoshta shumë nuk e dinë, por këngëtari i kësaj kënge është babai i Lindi Islamit. Bedri Islami ishte një nga të ftuarit e ‘Soiree’, ku edhe rrëfeu se me ngjitjen e Lindit në skenën e ‘The Voice of Albania’ në Top Channel, ai u largua nga muzika për t’ia lënë vendin të birit. Ky detaj u duartrokit nga publiku dhe tregoi edhe njëherë tjetër për sakrificat e mëdha që bën një prind për fëmijën. / revistawho.com