• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

E dini sa para ‘vlen’ Beyonce? Shifrat që kap pasuria e saj janë marramendëse

Beyonce i ka kushtuar gjithë jetën e saj skenës dhe duket se mundi që i ka dedikuar karrierës i është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme, konkretisht në të ardhura monetare. Përveç kënaqësisë shpirtërore që i jep mbështetja nga fansat që nuk hoqën dorë kurrë prej saj, Beyonce ka fitime marramendëse të cilat vijojnë si më poshtë.

Vetëm nga shitjet e albumit të fundit, Beyonce ka fituar plot 13 milionë dollarë.

Në turin muzikor që organizoi me bashkëshortin e saj, Beyonce dhe Jay Z kanë fituar 5 milionë dollarë në çdo natë, duke arritur një shifër prej 250 milionë dollarë fitime.

Pas publikimit të dokumentarit të saj në ‘Netflix’ u zbulua edhe shifra me të cilën, Beyonce pranoi të lidhte kontratë me gjigandin e filmave dhe serialeve. Sipas burimeve të ndryshme, ajo firmosi për 60 milionë dollarë.

Këngëtarja është paguar edhe për pjesëmarrje në dasma, ku ka marrë nga 2 milionë dollarë vetëm për 1 orë performancë në ceremonitë e fëmijëve të miliarderëve indianë.

Beyonce është paguar plot 25 milionë dollarë për ‘The Lion King’ dhe ka fituar para në reklama dhe bashkëpunime me marka të njohura si ‘Pepsi’ dhe ‘Adidas’. / revistawho.com