• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

E bija feston ditëlindjen, Oni Pustina publikon videon e rrallë familjare

Oni Pustina është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe i adhuruar nga shumë vajza për pamjen e tij. Modeli dhe aktori i njohur, së fundmi ishte pjesë e sezonit të radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’ si një nga gazetarët që transmetonte mesazhet dhe ndiqte historitë, duke u rikthyer kështu në ekran për një sezon të tërë.

Siç edhe mund ta dini, Oni është i martuar me balerinën Linda Poda dhe është baba i një vajze. Bukuroshi i ekranit është shumë i rezervuar për jetën private dhe kjo vihet re dukshëm, pasi fotot e tij me familjen janë shumë të rralla. Megjithatë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, e cila dje ka festuar 4-vjetorin e lindjes, ai ka publikuar një video nga festa dedikuar së voglës. Oni shfaqet teksa i dhuron së bijës një puthje, ndërsa Linda e mban në krah duke pritur momentin e fikjes së qirinjve.

Kujtojmë se aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij u njohën në ‘Dancing with the stars’ vite më parë dhe nga partnerë skenikë ata u bënë partnerë jete. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE