• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“E bekuar, por me kokën lart”, Fjolla Morina ka një dedikim të veçantë për ditëlindjen e saj

Sot Fjolla Morina feston 33-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë ka vendosur të bëjë një rezyme të gjithë vitit që la pas. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të vjetër nga fëmijëria, në të cilën shihet duke e mbajtur në krahë babai i saj i ndjerë.

Ajo ka treguar se ndjehet e bekuar për mundësinë që po i jepet për të jetuar edhe një vit tjetër dhe për të gjithë njerëzit që e rrethojnë. “Po hap dhe një vit tjetër në jetën time. E bekuar por mbi të gjitha me kokën lart, sepse po lë pas një vit ku nuk kanë munguar momente të lumtura, gëzime, dështime e sfida. Por të gjitha këto më kanë bërë kjo që jam sot, një femër e fortë dhe me karakter. Shumë mirënjohëse për ato njerëz që më kanë qëndruar pranë në ditë të mira e ditë të këqija. Sot dua të falenderoj Zotin që po shton një tjetër vit në jetën time. Gëzuar ditëlindjen për mua. 33 nuk është dukur asnjëherë kaq mirë”, ka shkruar Fjolla në postimin e saj. Përkrah urimeve të shumta nga ana e miqve, nuk ka munguar edhe një dedikim nga vajza e saj e madhe, Lediana.

Kujtojmë se Fjolla Morina është nënë edhe e një vajze tjetër 3-vjeçare, Alayah. /revistawho.com