• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dy vite pas martesës, Sokol Balla ka dy fjalë për Marinën dhe Getoarin

Dy vite më parë dyshja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni ku përveç familjarëve nuk munguan dhe emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Ditën e sotme ka qenë gazetari i njohur, Sokol Balla i cili ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke e cilësuar si një “shpërthim”. “Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një “shpërthim”. Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, ka shkruar Balla në foton ku shfaqet pranë Marinës dhe Getoarit i buzëqeshur. Në këtë postim nuk kanë munguar as falënderimet e çiftit për fjalët e përzgjedhura nga gazetari.

Martesa e Vjollcës me reperin kosovar tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke “pushtuar” mediat rozë për historinë e tyre të dashurisë. Momentalisht Selimi është i angazhuar në muzikë duke sjellë projekte të ndryshme, ndërsa Marina do të drejtojë show-n ‘Klanifornia’ në ekranin e ‘Tv Klan’./revistawho.com