• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dy shoqe që nuk i bashkon vetëm dashuria, Arilena publikon pamjen ‘ujë dhe sapun’ të saj dhe të Miriamit

Që prej pjesëmarrjes në jurinë e ‘The Voice of Albania Kids’, Arilena Ara është parë të publikojë herë pas here foto të ndryshme së bashku me Miriamin. Dy vajzat e dashura të ekranit kanë zbuluar se gëzojnë një miqësi për të cilën janë të lumtura që të dyja. Pak më parë ka qenë Arilena ajo e cila ka ndarë një foto së bashku me Canin, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “E dua shoqen time më të mirë”. Ajo çfarë tërheq tjetër vëmendjen në postimin e bërë, është natyraliteti i dy këngëtareve, pas të cilit janë afeksionuar dhe të gjithë ndjekësit e tyre. Në foton e bërë, vajzat janë të dyja pa ‘makeup’ dhe duket se po shijojnë rrezet e diellit.

Kujtojmë se Miriami dhe Arilena janë shfaqur edhe në daljet e tyre publike në shumicën e kohës natyrale dhe pa tone grimi të rënda. Ky detaj kaq i dukshëm ka bërë që të pëlqehen më shumë nga të gjithë adhuruesit e tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE