• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dy firmat më të mëdha në bashkëpunim së bashku, së shpejti del në treg produkti i ri

Muajin e kaluar u përfol për një bashkëpunim të mundshëm midis dy firmave të njohura, ‘Adidas’ dhe ‘Prada’. Së fundmi “Prada” ka njoftuar zyrtarisht projektin e saj të ardhshëm me firmën e famshme sportive. Me anë të një postimi në faqen e saj të internetit, brand-i i njohur italian publikoi një foto të dy kutive të këpucëve “Adidas” të vendosura në një çantë “Prada”, si dhe njoftoi se projekti do të dalë së shpejti. Bëhet fjalë për një palë atlete që thuhet se do të quhen “Adidas Prada Sailing” dhe do të vijnë në ngjyrë të bardhë, argjendi dhe të kuqe. Gjatë javëve në vijim, do të kemi edhe imazhet zyrtare dhe informacione për daljen në treg të këtyre produkteve.