• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Dy dashuritë e saj më të mëdha, Elita Rudi bën dedikimin e ëmbël për Gjikon dhe Zërin

Përveç se një mama, Elita Rudi është dhe një bashkëshorte shumë e lumtur. Ajo publikon shpeshherë foto nga momentet që kalon pranë familjes së saj, por ditën e sotme moderatorja ka bërë një dedikim shumë të ëmbël për Gjikon dhe Zërin. “Tek bashkëshorti im shoh dashurinë e vërtetë, tek djali im dashurinë e pastër”, ka shkruar Elita në foton ku duket e shtrirë pranë Gjikos dhe me Zërin sipër prehërit të saj. Që në ditën e parë të lindjes, ajo dhe Gjiko janë treguar shumë të hapur me fansat e tyre dhe nuk kanë hezituar të publikojnë menjëherë portretin e djalit. Disa këtë veprim e kanë komentuar negativisht, megjithatë Zëri ka vjedhur zemrat e të gjithëve me ëmbëlsinë e tij./revistawho.com