• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Dua të të bëj të lumtur’ drejt fundit, Arbana Osmani ndan foton e veçantë me stafin e saj

‘Dua të të bëj të lumtur’ nisi sezonin e tij të 3-të në muajin janar të këtij viti në ekranin e ‘Top Channel’. E shtuna mbrëma ka rezervuar çdo javë histori të jashtëzakonshme, frymëzuese për të gjithë teleshikuesit të cilët e kanë ndjekur me shumë kërshëri emisionin nga shtëpia.

Mesa duket koha ka kaluar shumë shpejt dhe programi është drejt fundit, pasi Arbana ka ndarë në ‘Instagram’ një foto me një pjesë të stafit të saj, krah së cilës ka shkruar: “Duke shkruar 5 historitë e fundit për këtë sezon, me 5 vajzat e mia të mrekullueshme”. Në foton e publikuar dallohen vajzat të cilat kanë punuar për disa sezone rresht me Arbanën dhe ambienti i punës, të cilin e kanë ndarë të gjitha së bashku për disa muaj rresht.

Kujtojmë se aplikimet për t’u bërë pjesë e programit vazhdojnë dhe secili ka mundësinë të shkruajë drejt kontakteve të emisionit për të lumturuar dikë, mbase në sezonet e ardhshme të tij. ‘Dua të të bëj të lumtur’ është kujdesur që përmes historive të prezantuara të sjellë një pjesë të realitetit shqiptar dhe problematikave që ai mbart./revistawho.com

CLOSE
CLOSE