• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa zbulon sekretin më të madh që i është dashur të mbajë

Dua Lipa ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe fansat e saj. Këngëtarja është imazh i parfumit të ri të ‘YSL’ dhe me anë të një shkrimi ka dhënë lajmin që siç shprehjet, ka qenë sekret i vështirë për t’u mbajtur.

“Sekreti më i vështirë për t’u mbajtur. Jam shumë krenare dhe e emocionuar që më në fund po ju tregoj se jam imazhi i aromës së re për femra të ‘YSL’. Faleminderit për punën e mrekullueshme të skuadrës që më bëri të ndihem si në shtëpi, që më lejuan të kem një rol të vogël në përzgjedhjen e aromës përfundimtare dhe që bën ëndrrën time realitet, pasi arrita të punoj me një ‘brand’ që e dua shumë. Mezi po pres t’ju tregoj fushatën”,-shkruan Dua.

Këngëtarja me origjinë shqiptare po arrin sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Përtej muzikës, Dua ka lidhur kontrata me marka të njohura duke bërë kështu reklamim dhe promovim produktesh. /revistawho.com