• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa triumfon në ‘Grammy Awards’, fiton dy çmime: Unë jam prova që mund të bësh çdo gjë

Dua Lipa ka triumfuar me dy çmime ‘Grammy’ mbrëmjen që lamë pas. Teksa u mbajt ceremonia e çmimeve më të rëndësishme muzikore, këngëtarja ka fituar në kategorinë ‘Best New Artist’ dhe ‘Best Dance Category’ me këngën “Electricity”. Fjalimi i saj kur tërhoqi çmimin e rëndësishëm të artistes më të mirë, i preku të gjithë, teksa vetë Dua u përlot.

“Oh Zoti im! Faleminderit shumë! Nuk di as nga t’ja filloj. Besoj që fillimisht duhet të them se jam shumë e nderuar që isha e nominuar krah shumë artisteve femra, sepse këtë vit jemi rritur edhe më. Kam diçka që duhet ta them për këdo që nuk e ka kuptuar ende sa i veçantë është që ka një histori jete unike, një sfond ndryshe nga të tjerët, një emër që nderon rrënjët e tij…Duhet të dini se pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni asgjë të hyjë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që mund të bësh çfarë i thua mendjes se do të bësh”,-thotë këngëtarja.

Edhe njëherë tjetër Dua i bëri të gjithë të thërrasin emrin e saj dhe të i tregoi botës se dashuria për muzikën krijon hite dhe vlerësohet./revistawho.com