• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa në mbështetje të grave, del kundra ligjit për dënimin e abortit

Ditët e fundit aborti ka qenë një nga temat më të nxehta në SHBA, pasi 25 politikanë në Alabama vendosën që ta dënonin këtë veprim me ligj. Shumë gra kanë dalë kundër këtij vendimi, sepse sipas tyre aborti nuk mund të cilësohet si diçka e jashtëligjshme. Në të njëjtën kohë edhe personazhet e njohur kanë vendosur të reagojnë me mesazhe të shumta në rrjete sociale. Njëra ndër to ishte dhe Dua Lipa, e cila doli hapur kundër dënimit të kryerjes së abortit. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të një “billboard” në të cilën shkruhet: “Mbajeni abortin të ligjshëm”.

Përpos këtij mesazhi, Dua ka shkruar edhe vetë diçka: “Nuk është trupi yt. Nuk është zgjedhja jote. Nuk ka nevojë për justifikime. Asnjë burrë nuk duhet të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e grave. Si ka mundësi që aborti ndalohet me ligj para armëve? Të drejtat tona duhet të dëgjohen. Dhe ne kemi të drejtë për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia”. Pas këtij postimi, Dua ka marrë mbështetjen e shumë fansave të saj amerikanë dhe jo vetëm. Megjithatë ka pasur dhe nga ata që i kanë treguar të qëndrojë larg politikave amerikane, sepse ajo është britanike dhe për më tepër emigrante. Gjithsesi Dua është përgjigjur sërish duke thënë se ajo është krenare për rrënjët e saj dhe askush nuk mund ta ndalojë të flasë për të drejtat e grave. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dalë gjithmonë në mbrojtje të tilla kauzave shoqërore, të cilat prekin të drejtat e njerëzve. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE