• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dua Lipa krenare për motrën, mediat botërore shkruajnë për suksesin e saj

Motra e Dua Lipës është bërë shumë e njohur dhe duket se famën do ta krijojë jashtë hijes së këngëtares. Së fundmi është mësuar se motra e Dua-s, Rina ka bashkëpunuar me një firmë amerikane veshjesh, për lançimin e produkteve të reja. Rina ka dizajnuar 30 veshje të ndryshme për ‘brand-in’ e njohur, ku të gjithë njerëzit mund të gjejnë diçka që mund t’ju përshtatet. Mediat e njohura botërore kanë shkruar artikuj të ndryshëm për këtë bashkëpunim, duke treguar se motra e Dua-s pak nga pak po bëhet pjesë e industrisë së modës. Revista ‘Vogue” në një artikull të saj përmendte të gjithë shembujt si Bella Hadid, Stella McCartney dhe Fran Summers, që si motrat e vogla të familjes kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë industri.

Kjo gjë e ka bërë shumë krenare Dua-n, sepse ajo nuk është menduar dy herë ta shpërndajë lajmin me gjithë botën. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram-in’ e saj disa artikuj që janë shkruar për Rinën, për të treguar se ndjehet shumë e lumtur si motër më e madhe. “Mbretëresha ime, jam shumë krenare për ty. Mund të bërtasë me të madhe”, ka shkruar Dua bashkangjitur njërit prej artikujve. Siç duket shumë shpejt nga familja e Dua-s do të kemi dhe një tjetër personazh, që do të bëjë krenarë shqiptarët në mbarë botën. /revistawho.com