• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dren Abazi në Londër, takon Dua Lipën?!

Dren Abazi ndodhet prej disa ditësh në Londër, duke vijuar me mbrëmjet e tij live kudo ku ka shqiptarë që e duan muzikën e tij. Por këngëtari simpatik duket se ka gjetur kohë edhe për miqtë e tij. Një prej tyre është artisti Dukagjin Lipa, babai dhe njëkohësisht menaxheri i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Në Insta Story Dreni ka postuar një video me mikun e tij, ku shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin. Mos ndoshta do të kemi një bashkëpunim mes tij dhe Duas? Kjo mbetet për t’u parë, sepse ende nuk e dimë nëse Dreni e ka takuar apo jo Duan. / revistawho.com